Sipas raporteve nga faqja amerikane BuzzFeed, ishte drejtori teknik i Facebook, Mike Schroepfer, në një takim kompanie në fund të vitit, jo i hapur për publikun, i cili njoftoi për këtë arritje teknologjike.

”Zgjidhja quhet TLDR, një shkurtesë në anglisht që do të thotë ‘shumë e gjatë, nuk e kam lexuar’ dhe duhet të përdoret gjithashtu për të siguruar një përmbledhje vokale të lajmeve”, deklaroi ai.

Gjatë takimit, Schroepfer foli edhe për teknologjitë e tjera për të ardhmen në të cilën është angazhuar Facebook, duke përfshirë një përkthyes universal, një rrjet social realiteti virtual të quajtur Horizon dhe i populluar nga avatar si edhe një sensor nervor i aftë për të lexuar dhe përkthyer në veprim e sipër komandat e dhëna me mendje./ a.jor.