Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të Elbasanit kanë organizuar aktivitete festive në kuadër të Festave të Nëntorit.

Kryetari i bashkisë Elbasan, ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollën “Abdyl Paralloi”.  Nxënësit e shkollës “Abdyl Paralloi” na dhuruan emocione të veçanta në shfaqjen kuq e zi,-shkuan kryebashkiaku Llatja.

Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi.

Elbasaninews.al