PARIS, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 7 065 200 raste infektimi dhe 404 245 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 3 078 100 sot konsiderohen të shëruar
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 327 vdekje të reja dhe 119 524 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 734 Kili me 653 dhe Brazili me 525.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 040 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 341 të shëruar. 4 raste infektimi u regjistruan midis të dielës dhe të hënës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 951 111 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 110 771 vdekje dhe 506 367 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 40 597 vdekje për 287 399 raste, Brazili me 36 455 vdekje për 691 758 raste Italia me 33 964 vdekje për 235 278 raste dhe Franca me 29 209 të vdekur për 191 185 raste.
Europa – 2 291 003 raste (183 985 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 2 047 260 raste (118 641 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 1 335 035 raste (65 889 viktima).
Azia – 700 719 raste (19 679 viktima).
Lindja e Mesme – 488 737 raste (10 640 viktima).
Afrika – 193 802 raste (5 280 viktima).
Oqeania – 8 645 raste (131 viktima).
ATSH