/ATSH-ANSA/ – Senati argjentinas miratoi ligjin e abortit me 38 vota pro dhe 29 kundër.

Ky u cilësua një vendim historik, i cili e vendos vendin ndër të paktët në Amerikën e Jugut ku aborti është i ligjshëm.

Votimi mbi dispozitën, tashmë i aprovuar nga Dhoma e Deputetëve, u zhvillua pas një debati që zgjati mbi 12 orë gjatë të cilit disa senatorë të pasigurt vendosën të mbështesnin propozimin e qeverisë./  /os/