KREMONA, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Qyteti italian i Pianengos, me rreth 2 500 banorë, në zonën e Kremonës, ka vendosur ta emërtojë sheshin e bashkisë në kujtim të viktimave dhe heronjve të koronavirusit.
Është bashkia e parë italiane që vendos ta bëjë këtë gjë, por zgjedhja e saj ka qenë ideale edhe për qytete të tjera si Kembrixhi në Angli, Stokholmi në Suedi dhe provinca kanadeze e Albertës.
Ceremonia e emërtimit të katër shesheve do të zhvillohet në orën 18:30, më 29 qershor dhe do të shihet live në të gjithë botën.
“Ideja erdhi nga një bashkëqytetar, ku lajmi bëri xhiron e botës, dhe na bashkoi në kujtim të atyre që nuk ia dolën dot”, theksoi kryetari Roberto Barbaglio në provincën e Kremonës.
”Virusi ka larguar kaq shumë persona nga jeta jonë, ky është një veprim më shumë se i duhur, madje edhe ndaj personave që në vijën e parë luftuan koronavirusin”, theksoi ai.
ATSH