TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë përfunduar lyerjen e brendshme të shkollës “Bajram Curri” si dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme në mjediset e brendshme dhe të jashtme të saj.

Specialistët e njësisë nr.4 në Tiranë kanë njoftuar ndër të tjera se mirëmbajtja dhe infrastruktura arsimore u siguron fëmijëve kushte më të favorshme.

“Fëmijët meritojnë që të rriten në një mjedis të sigurt e të bëhen të aftë dhe shembulli më i mirë është shkolla. Ndaj ne kujdesemi vazhdimisht për kushtet e tyre në çdo vatër të dijes”, informuan specialistët e njësisë nr.4 në kryeqytet.

ATSH