PARIS, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Ekonomia franceze do të pësojë një rënie me rreth 10% këtë vit, pavarësisht një rimëkëmbjeje progresive të aktivitetit duke nisur nga tremujori i tretë, sipas një vlerësimi të publikuar të martën nga Banka e Francës, që gjykon se PBB-ja nuk do t’i rikthehet nivelit të saj para krizës para mesit të vitit 2022.

Vetëm në tremujorin e dytë, shënuar nga një muaj e gjysmë kufizim, më pas një rifillim gradual të aktivitetit duke nisur nga 11 maji, instituti monetar ka parashikuar një rënie me rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai pret gjithashtu që papunësia të njohë një pik të lartë prej 11,5% në mes të 2021.

ATSH