ATSH-AFP/ – Qeveria ka përkeqësuar edhe më tej parashikimet për recesionin në Francë këtë vit, me një rënie historike të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 11%, në një kohë kur ekonomia po përpiqet të ringrihet me lehtësimin e masave kufizuese.
“Nuk e kam fshehur kurrë se pjesa më e vështirë është para nesh sepse tronditja nga kriza ka qenë jashtëzakonisht brutale”, theksoi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, duke njoftuar këtë parashikim të ri në radion RTL.
“Ne kemi një hendek të madh me këtë krizë”, shtoi ai.
Qeveria do të konfirmojë këtë vlerësim për përmasat e recesionit në një projektbuxhet të ri që do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave më 10 qershor./ /ec