FRANKFURT, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Europiane parashikon të riforcojë programin e saj të urgjencës, i destinuar për të kufizuar impaktin ekonomik të pandemisë nga koronavirusi i ri, në një kohë kur qeveritë europiane po përpiqen të pengojnë një përgjigje buxhetore të përbashkët.

Pas një sërë masash të jashtëzakonshme në muajin mars, ndërkohë që Europa u mbyll për të frenuar krizën shëndetësore, instituti u tregua i gatshëm për të bërë më shumë, gjatë takimit të tij në muajin prill, për t’i bërë ballë kësaj krize të pazakontë në kohë paqeje.

Ka ardhur momenti për të reaguar sërish, theksojnë analistët, për të cilët rruga e duhur është rritja e të ardhurave të programit të urgjencës së BQE-së (PEPP) përballë pandemisë, duke siguruar tashmë 750 miliardë euro blerje borxhi deri në fund të vitit.

“Për shkak të fleksibilitetit të tij, i cili lejon që përpjekjet të përqendrohen në periudha të caktuara ose në vende të caktuara, ky instrument është bërë “i preferuari” i mbrojtësve të euros për të kufizuar dëmin ekonomik të koronavirusit”, nënvizoi guvernatori i Bankës së Francës, François Villeroy de Galhau.

ATSH