
TSH-DPA/ – Interi barazoi dje 2-2 në Romë dhe ndodhet tani tri pikë prapa kryesuesit AC Milan.
“Ne patëm mundësinë ta përfundonim ndeshjen, por na mungoi instinkti vrasës”, tha trajneri i Interit Antonio Conte.
“Ne luajtëm kundër një ekipi të fortë që bëri gjëra të mëdha dhe megjithë disavantazhin ne patëm forcën për t’u rikuperuar”, shtoi ai.
Në Torino, Aaron Ramsey dhe Cristiano Ronaldo siguruan fitoren, ndërsa Juve mposhti Sassuolon./ /os/