ATSH-MIA/ – Trajneri i ekipit të Totenhemit, Jose Murinjo është i gatshëm të japë 50 milionë euro për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolon, deklaroi gazetari i njohur italian, Nicolo Scira.
Gazeta spotive ”Il Corriere della Sera” ka shkruar se klubi anglez mendon seriozisht për ta transferuar lojtarin.
Megjithatë nga Roma duan të marrin 60-70 milionë euro, që është parakusht për negociata të gjata.
Roma do të këmbëngulë në sa më shumë që të jetë e mundur, sepse atëherë do të detyrohet të ndajë 15% të shumës me ish-klubin e mesfusorit, Interin.
Zaniolo e përfundoi sezonin e tij të dytë me Romën dhe u bë lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin./ /os/