ATSH-DPA/ – Edhe dy futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin në klubet e Premier League.

Në një deklaratë, Premier League tha se dy testet pozitive erdhën nga një raund prej 996 testesh në të gjitha klubet.

“Premier League mund të konfirmojë sot se të martën 19 maj, e enjte 21 maj dhe e premte 22 maj, 996 lojtarë dhe stafi i klubit u testuan për COVID-19. Nga këto, dy kanë testuar pozitiv nga dy klube”, tha Premier League në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Të dy personat, përveç gjashtë lojtarëve dhe stafit nga tre klube që testuan pozitive në testet e mëparshme, tani do të izolohen për një periudhë prej shtatë ditësh.

Një raund i tretë i testeve do të zhvillohet në 20 klubet të hënën dhe të martën./ /ec/