BERLIN, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Tregtia gjermane pësoi rënie në muajin prill kur pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë më të madhe të Europës, me eksportet që shënuan rënien e tyre më të madhe në bazë vjetore që nga viti 1950.

”Ndërsa eksportet mujore gjermane ranë më shumë sesa pritej, me 24%, importet në vend u zvogëluan 16,5%”, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

”Rënia 31,1% nga viti në vit ka qenë rënia më e shpejtë e eksporteve që kur Destatis filloi mbledhjen e të dhënave të tregtisë së jashtme në vitin 1950’’, theksoi agjencia.

Rënia e importeve ishte në përputhje me parashikimet.

ATSH