ATSH-DPA/ – Landet gjermane planifikojnë të fillojnë lehtësimin e rregullave të karantinës për udhëtarët, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.
Aktualisht ministria po punon në një skemë që mund të modelohet për shtetet individuale, pas marrëveshjes me zyrën e kancelares, Angela Merkel.
Vendimi përfundimtar u përket vetë landeve.
Rregullat aktuale në shumicën e shteteve janë që udhëtarët nga vendet fqinje në Bashkimin Europian duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë.
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer bëri thirrje që kjo masë të lehtësohet dhe të aplikohet vetëm për udhëtarët nga vendet joanëtare të BE-së.
Masa është nxitur pjesërisht nga një vendim gjykate në landin e Saksonisë së Poshtme në lidhje me akomodimin e pushimeve. / / sara/ a.jor.