ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i makinave ”Volkswagen” njoftoi se ka rënë dakord të investojë më shumë se 2 miliardë euro në dy kompani kineze të makinave elektrike.
Kompania me qendër në Wolfsburg njoftoi se ka nënshkruar një memorandum për të paguar 1 miliardë euro për 50% të aksioneve në pronë shtetërore të “JAC Motors”, duke rritur kështu aksionet e saj në ndërmarrjen e përbashkët me JAC, në 75%.
Gjithashtu kompania do të investojë 1,1 miliardë euro në mënyrë që të fitojë 26,5% të aksioneve në “Guoxuan High-tech Co Ltd”, prodhues i baterive të automjeteve elektrike.
Ky transaksion do e bëjë ”Volkswagen”-in aksionerin e tij më të madh.
“Së bashku me partnerë të fortë dhe të besueshëm, ‘Volkswagen’ po forcon strategjinë automjeteve elektrike në Kinë”, deklaroi shefi ekzekutiv i VW, Herbert Diess.