ATHINË, 1 qershor /ATSH-ANA/ – Shkollat ​​fillore, kopshtet dhe shkollat ​​speciale, që janë mbyllur që nga muaji mars për shkak të pandemisë, janë rihapur sot në vendin ballkanik.

Klasat, që zakonisht mbarojnë procesin mësimor më 15 qershor, do të zgjasin tani deri më 26 qershor.

Masat paraprake dhe masat e sigurisë u lëshuan për të gjitha nivelet e shkollave.

Klasat do të funksionojnë me 50% të kapaciteteve, distanca mes bangave do të jetë 1,5 metra dhe jo më shumë se 15 nxënës për klasë.

Mësimet do të bëhen me turne, ndërsa mensat shkollore do të qëndrojnë të mbyllura.

ATSH