ATSH-DPA/ – Athina po hap gradualisht industrinë e turizmit dhe rrjetin e transportit.
Nga e hëna, vizitorët që nuk kanë nevojë për karantinë mund të marrin anije nga kontinenti për në të gjitha ishujt në Egje dhe në detin Jon.
Që nga fundi i marsit kjo është lejuar vetëm për banorët e përhershëm të ishujve për shkak të pandemisë.
”Në ishujt grekë nuk ka patur pothuajsë asnjë rast me koronavirus”, njoftoi ERT1 duke shtuar se në tragete do të lejohet vetëm 50% e numrit të udhëtarëve të lejuar më parë.
Personat që nuk e njohin njëri-tjetrin nuk do të mund të ndajnë një kabinë, që do të jetë e lejuar vetëm për familjet ose çiftet.
Athina tashmë ka njoftuar planet për të rifilluar turizmin nga për të huajt. / /sara/