ATSH-DPA/ – Nga sot Hungaria do të lejojë rikthimin e spektatorëve në ngjarje sportive që zhvillohen në natyrë, si ndeshjet e futbollit, nën rregulla të rrepta lidhur me distancimin social si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas një dekreti qeveritar të botuar dje, këto ngjarje duhet të zhvillohen në arena që nuk kanë çati ose vetëm mbulim të pjesshëm.

Në mënyrë që të respektohet distancimi social, mes spektatorëve duhen të qëndrojnë bosh tre vende dhe gjithashtu vendi pas tij nuk mund të përdoret.

“Duke parë pjesëmarrjen në të kaluarën, kjo nuk do të bëjë ndryshim të madh”, njoftoi portali “444.hu”, duke iu referuar pjesëmarrjes së ulët në lojërat e futbollit para pandemisë.

Liga e futbollit në Hungari u pezullua në mars dhe rifilloi fundjavën e kaluar pas dyerve të mbyllura./ /sara/