ATSH-AFP/ – Hungaria njoftoi sot se do të mbyllte kampet e migrantëve në zonat e tranzitit, pas një vendimi të fundit nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

“Zona e tranzitit ishte një zgjidhje që mbronte kufijtë e Hungarisë dhe vendimi, për të ardhur keq, i Gjykatës së BE-së e detyron Hungarinë që t’i eliminojë këto zona”,  theksoi në një konferencë shtypi, në emër të kryeministrit, Victor Orban, ministri i tij Gergely Gulyas, duke saktësuar se 280 persona do të transferoheshin në qendrat e pritjes./ /ec/ a.jor.