/ATSH/Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot një objekt gjashtë katësh, i cili ndodhej ne gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës.

Gjatë shpërthimit të kontrolluar, u përdorën 3 kilogramë lëndë plasëse, vendosur në 200 furnela në trupin e objektit. Procedura është kryer konform gjithë protokolleve, por pesha e vogël e objektit dhe sasia e pakët e lëndës plasëse, për shkak të objekteve të tjera të afërta, solli mos prishjen e objektit gjatë shpërthimit të kontrolluar.

Sipas specialistëve të IKMT mjaftuan vetëm pak goditje nga mjetet e rënda që objekti të rrëzohej. Me prishjen e këtij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin për këtë fazë. z.tosku//a.a/