Dy anije iraniane shkëmbyen gabimisht zjarr mes tyre gjatë një manovre ushtarake duke lënë të vrarë 19 vetë dhe plagosur 15 të tjerë. Sipas mediave shtetërore iraniane, incidenti ndodhi në Gjirin e Omanit të dielën pasdite.
Dy anije të marinës iraniane u përfshinë në një incident mes tyre që rezultoi me vrasjen e 19 marinarëve dhe plagosjen e 15 të tjerëve. Fillimisht mediat shtetërore iraniane raportuan për një të vrarë, por më vonë u lajmi i vdekjes së 19 marinarëve u konfirmua nga autoritetet ushtarake. Incidenti ndodhi në Gjirin e Omanit gjatë testimit të një sistemi të ri anti-anije.
Mësohet se ngjarja ndodhi gjatë një manovre ushtarake e cila po kryhej pranë Ngushticës së Hormuz-it.
Forcat e armatosura iraniane zhvillojnë rregullisht manovra në këtë kalim strategjik. “Anija mbështetëse Konarak u qëllua me raketë nga të dielën pasdite gjatë një manovre ushtarake”, raportoi televizioni shtetëror.
“Anija u qëllua pasi kaloi shumë pranë objektivit dhe për shkak të mosrespektimit të distancës,” thuhet më tej në një komunikatë.
Incidenti vjen në një rajon dhe në një kohë mjaft të tensionuar midis Teheranit dhe Uashingtonit. Tensionet rifilluan kur presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 nga marrëveshja historike midis Iranit dhe fuqive botërore dhe vendosi sanksione ndaj Iranit.
Trump thotë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit posedimin e armëve bërthamore. Presidenti amerikan ka bërë thirrje për një marrëveshje të re, por Irani kundërshton.
Tensionet kulmuan pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në fillim të janarit. Më pas Irani qëlloi gabimisht një avion ukrainas me 176 vetë në bord.
/Ora News.tv/