TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorime në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1612 inspektime në të gjithë qarqet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë marrë 2 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve si dhe vendosur 2 masa administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1612 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë marrë 2 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve, janë vendosur 2 masa administrative. ISHSH po intensifikon kontrollet dhe monitorimin në terren për zbatimin e masave ndaj COVID-19.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka kërkuar qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjienës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

ATSH