Disa faqe të rëndësishme interneti, me servera jashtë Italisë, u bllokuan nga policia italiane për mbrojtjen e shëndetit, NAS.
Ky është bilanci i një serie hetimesh që lejuan zbulimin dhe bllokimin e faqeve në internet që ofronin ilaçe për parandalimin e Covid-19, përkundër faktit se rezultuan të ishin joefektive apo edhe të rrezikshme për shëndetin.
Funksionarët e NAS-as vazhdojnë kërkimet edhe mbi abuzimet individuale duke arrestuar persona që bënin tregti me maska, karakteristikat e të cilave nuk janë gjithmonë në gjendje të garantojë efektivitetin kundër transmetimit të virusit.
Në këtë kontekst, karabinierët e NAS-as të Romës dhe të Livornos kapën, gjatë tre inspektimeve të ndryshme, rreth 17 000 maska duke çuar në pranga 5 persona për mashtrim tregtar./