ROMË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Besoj se në këto orë po hartohet e ardhmja e BE-së me Fondin e Rimëkëmbjes, për të cilën Italia është e kujdesshme jo vetëm për sasinë e fondeve, por edhe se kur do të mbërrijnë ato, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.
‘’Ne nuk mund të presim vitin 2021 për paratë që u duhen kompanive tona, familjeve tona dhe të rinjve tanë të papunë”, shtoi Di Maio në një intervistë për Tg1.
“Ne kemi kapërcyer periudhën më të errët të kësaj krize shëndetësore. Tani vendi mund të rinisë me kujdes, por me guxim. Dhe, më në fund, motori ‘Made in Italy’, pasuria strategjike e përsosur e ekonomisë dhe sipërmarrjes italiane, mund të rikthehet në punë”, tha ai.
ATSH