ROMË, 31 maj /ATSH-ANSA/ – Kulla e Pizës, një nga objektet më të njohura turistike të Italisë, është rihapur pas një pushimi tre mujor për shkak të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Kjo është një ditë e rëndësishme, pasi ne po hapim të gjithë këtë zonë”, tha Pierfrancesco Pacini, kreu i administratës së kësaj zone turistike.

Italia rihap nesër edhe Koloseun dhe Muzetë e Vatikanit.

Në Firence, muzeu ”Uffizi” dhe Galleria dell’Accademia, shtëpia e Davidit të Michaelangelo-s, janë gjithashtu të gatshme të mirëpresin përsëri vizitorët.

ATSH