Në një dalje publike, kryeministri Edi Rama theksoi se Shopping-unë Neë York ka mbaruar me sukses dhe se 10 750 dozat e para të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit.

Por edhe pse jemi në javën e tretë të Janarit në Shqipëri ende nuk kanë ardhur vaksinat e Pfizer të kontraktuara nga qeveria.

Lidhure me këtë ka reaguar sot kryeministri Edi Rama, i cili ka shpjeguar se kjo vonesë ka ardhur për shkak se kompania Pfizer ka marrë vendimin për të shtyrë me një javë dërgesat në vendet që ka lidhur kontratë. Rama më tej tha se kjo shtyrje është bërë edhe me  vendet e Bashkimit Evropian.

“Pfizer ka ndezur zjarr polemikën më shumë shtete të BE duke thënë se do ta shtyjë për një javë procesin e dorëzimit të dozave të kontraktuar. Si t’ja bëjmë tani?” ka thënë Rama.

Kujtojmë që 30 250 doza të tjera pritet të vijën në shkurt e të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit.

Ndërkohë në vendin tonë vaksinimi ka nisur dhe shumë mjekë e infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës e cila u dhurua nga një vend mik i Shqipërisë.

Top Channel