ATSH/ -Zëdhënësja e Komisionit Europian për çështjet e zgjerimit, Ana Pisonero deklaroi sot se është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet.

Me anë të një reagimi, Pisonero u shpreh se kjo duhet bërë duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Ky theksoi ajo, është një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Sipas saj, çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE / ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, u shpreh Zëdhënësja e Komisionit Europian për çështjet e zgjerimit, Ana Pisonero.

/gj.mima/ /a.g/