TIRANË, 18 qershor/ATSH/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.
Trupa gjykuese e KPK e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.
Vendimi i sotëm erdhi tre ditë pas seancës dëgjimore.
Në seancën dëgjimore u bë vlerësimi i pasurisë së gjyqatares Fatmira Hajdari, e cila nuk mundi të kalojë sot vetingun.
ATSH