Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot më 7 maj, për një nga çështjet më kryesore të rendit të ditës; miratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës. Ka qenë Komisioni i Ligjeve ai që ka miratuar dje kërkesën dhe ia ka dërguar Kuvendit.

50 deputetë socialistë si firmëtarë për nisjen e procesit për shkarkimin e Ilir Metës, kanë kërkuar marrjen e masave për Presidentin pasi sipas tyre, ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe nuk ka përfaqësuar unitetin kombëtar.

Socialistët e lidhin procesin me deklaratat që Presidenti ka bërë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Madje, sipas tyre thirrjet e Metës sollën organizime të paligjshme të strukturave të armatosura për mbrojtjen e votës, e për pasojë vrasjene shtetasit Pjerin Xhuvani.

“Projektvendim “Për miratimin e raportit dhe propozimit të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për ngritjen e një komisioni hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës”, thuhet në pikën 20 të rendit të ditës.

Gjithashtu, sot do të dikutohet dhe pritet të miratohen tre marrëveshje me kompani të vaksinave anti-Covid.

Urdhër i Kryetarit Të Kuvendit Dhe Rendi i Ditës Për Seancën Plenare Datë 7 Maj 2021, Ora 10.00 by Newsbomb Albania on Scribd