ATSH-AFP/ – Pandemia do t’i kushtojë 203 miliardë dollarë sektorit të sigurimeve në vitin 2020, sipas ”Lloyd’s of London” që do të paguajë deri në 4,3 miliardë dollarë për kompensimin e klientëve të saj, aq sa për sulmet e 11 shtatorit.

Tregu londinez i sigurimeve theksoi sot në një komunikatë se ndikimi i koronavirusit do të jetë i denjë për vitt kur sektorit i është dashur të përballet me katastrofa të mëdha natyrore si në 2005 (Uragani ”Katrina”) apo 2017 (Uraganët ”Harvey”, ”Irma” dhe ”Maria”).

Këto humbje të pritshme prej 203 miliardë përfshijnë 107 miliardë për kompensimin e anulimit të ngjarjeve apo sigurimin e udhëtimeve për shembull dhe 96 miliardë humbje kapitale në portofolet e investimeve.

“Sektori i sigurimeve në botë kompenson kompanitë dhe personat  e prekur nga COVID-19 duke operuar shumë mbulime të ndryshme”., theksoi John Neal, drejtor i përgjithshëm i ”Lloyd’s of London”.

Ajo që e bën këtë pandemi “unike” sipas tij, është jo vetëm impakti njerëzor dhe social por gjithashtu dhe tronditja ekonomike, me një rritje të papunësisë, falimentime dhe një rënie e konsiderueshme e PBB-së së shumë vendeve.

Kjo kosto do të jetë për Lloyd’s of London e ngjashme me atë të 11 Shtatorit, 4,7 miliardë apo me ato të uraganeve në vitin 2017, 4,8 miliardë./ /ec/ a.jor.