TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Prefektja e Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari zhvilloi sot një takim me drejtorin rajonal të Ekstensionit Bujqësor Veis Selami.

Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave në funksion të përgjegjësive të taskforcës vendore në qark për të mos lejuar mbjelljen e bimëve narkotike si dhe u përcaktuan personat përgjegjës ligjor për të kontrolluar monitoruar territorin në të gjithë qarkun Tiranë.

“Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave në funksion të përgjegjësive të taskforcës vendore në qark për të mos lejuar mbjelljen e bimëve narkotike si dhe u përcaktuan personat përgjegjës ligjor për të kontrolluar monitoruar territorin në të gjithë qarkun Tiranë’, tha Jahollari.

Prefektja theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit kundër kësaj lufte ku objektivi është zero rrënjë kanabis në territorin e qarkut Tiranë.

ATSH