Majlinda Bregu ka zhvilluar një “intervistë” me ndjekësit e saj online një ditë më parë. Një prej tyre, e ka pyetur ish-ministren e Integrimit në kohën e PD se sa bëjnë 7 herë 7.

Me ironi, Bregu është përgjigjur duke thënë se jo të gjithë ata që kanë mbaruar në shkollën “Sami Frashëri”, kanë mbetur të mbledhja dhe zbritja.“Jo të gjithë ata që kanë mbaruar “Sami Frashërin” kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje”, ka thënë ajo.

Lajmin për ironinë e Majlinda Bregut e ka shpërndarë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili me ironi shkruan në Tëitter se dhe ai si ish-Samist, është dakord që jo të gjithë ata që kanë mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” janë dobët më mbledhje-zbritje.

newsbomb