TIRANË, 17 qershor/ATSH/Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega Gjirokastër ka kryer 128 monitorime në subjekte të ndryshme.

“Në mënyrë më të detajuar në bashkitë e qarkut Gjirokastër janë kryer dje monitorime në subjektet 1 call center, 1 fason, 2 berber/parukeri, 33 tregtim i produkteve ushqimore, 5 furra buke/pastiçeri/byrektore, 30 bar-kafe/restorant/fast-food, 3 prodhim produktesh ushqimore, 3 përpunim druri dhe letre, 2 institucione Shtetërore, 25 tregtim produktesh joushqimore, 16 zyra pagesash dhe 17 farmaci”, – theksoi ISHSH Gjirokastër.

ISHSH bëri të ditur se “nga monitorimi i subjekteve u konstatua ishin të pajisura me lejen e ushtrimit të aktivitetit; kishin afishuar protokollet përkatëse dhe posterat; respektohej distancimi social; punonjësit kishin masa mbrojtëse etj”.

ATSH