Kalaja e Elbasanit, u shpreh Mazniku, është unike, ekzaktësisht për këtë çështje.
“Bashkëpunimi mes njërit-tjetrit, vizioni i qeverisë, ndihma e AADF-së, bizneset brenda Kalasë, banorët e Kalasë, historia, institucionet fetare të bashkërendojnë punën për këtë koncept, ashtu siҫ ka qenë element qytetërimi, ta rikthejmë në një vatër qytetërimi, për një vizion të rëndësishëm që ka të bëjë me hapjen e kësaj kalaje, që përveç se tashmë është një pasuri që jeton në kokën e shumë elbasanllinjve, ta kthejmë në një pasuri që mund të jetojë në kokën e shumë shqiptarëve, por eventualisht dhe shumë njerëzve që do ta vizitojnë Shqipërinë”, tha Mazniku.Këtë vit Shqiëprinë e kanë vizituar më shumë se 13-14 milionë turistë. Synimi jonë duhet të jetë i thjeshtë: Ne duhet të synojmë që në krye të dy apo tre vjetëve 1 milion turistë të vizitojnë Elbasanin, për të ardhur për të parë Kalanë”, tha ai.
“Nëse secili prej 1 milion turistëve që vjen për të vizituar Elbasanin pas dy apo tre vitesh të shpenzojë këtu 50 euro midis një dreke, një kafe, një suveniri, janë 50 milionë euro ekonomi e re për qytetin, ky është potenciali që ka në fakt Kalaja”, u shpreh Mazniku.
Mazniku përmendi edhe Automotoparkun e Elbasanit: “Flasim për një aktivitet të jashtëzakonshëm në nivelin global, i cili sjell në një ditë të vetme më shumë se 120 mijë deri 150 mijë veta në qytet, që ndryshon në mënyrë të jashtëzakonshme ekonominë e qytetit”.
“Kemi filluar punën për rikonceptimin dhe rivitalizimin e të gjithë Metalurgjikut, si një zonë logjistike dhe zhvillimi të kompanive dhe të zhvillimit të territorit, ҫka gjithashtu krijon një pol shumë të rëndësishëm mes 3 akseve të rëndësishme. Rruga e re që ka nisur nga Lekaj në Elbasan, By pass-i i Elbasanit e lidhur me unazën e vendos këtë zonë në një pikë shumë të rëndësishme logjistike, duke krijuar një pol të rëndësishëm të një zhvillimi alternativ. Sot aty kemi më shumë se 30-40 kompani, të cilat punësojnë më shumë se 4 mijë veta dhe vetëm taksa paguajnë rreth 40 milionë euro taska në vit. pra kemi një ekonomi goxha të gjallë, e cila mund të 2-fishohet, 3-fishohet kollaj. Dhe në këtë mënyrë, midis Kalasë, midis Automootparkut dhe rikonceptimit të Metalurgjikut krijojmë tre pole të zhvillimit ekonomik të qytetit, ҫka e vendosin ashtu siҫ duhet në fakt Elbasanin, që nuk është thjesht gjeografikisht në kërthizë të Shqipërisë, por e vendosin në fokus të një zhvillimi shumë të rëndësishëm ekonomik për të ardhmen”, tha Mazniku.