Në bashkëpunim me fondacionin e Katarit, bashkia e Elbasanit ka ndihmuar ditën e sotme 71 familje, me fëmijët të cilët nuk e kanë babain e tyre. Më shumë se 100 fëmijë të këtyre familjeve përfituan pako ushqimore të vlefshme për më shumë se dy javë, detergjentë dhe një pakëtë të plotë sanitare.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Z.Llatja u shpreh se bashkia është duke ndihmuar të gjitha familjet në nevojë. Organizata të ndryshme si ajo e Katarit i janë bërë krahë këto ditë të vështiera bashkisë së Elbasanit, duke ndihmuar familje në vështirësi, të cilat po kalojnë ditët tepër të vështira.

Edhe në ditët në vijim janë përgatitur të gjitha pakot në mënyrë që të shpërndahen tek ata familje, të cilat kanë nevojë emergjente për ta.

Elbasaninews.tv