ATSH/ Sot u zhvillua në Kavajë takimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit nën drejtimin e Suzana Jahollari, Prefekti i Qarkut Tiranë.
Të pranishëm në këtë takim ishin kryetarja e bashkisë Rrogozhinë, Antonela Dedej, n/kryetari i bashkisë kavajë Guxim Kola, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, bashkive të qarkut, dhe institucioneve ligjzbatuese në fushën e turizmit.
Në këtë takim u diskutua mbi arritjet në fushën e turizmit gjatë vitit 2019 si dhe sfidat e viti 2020.
“U theksua rëndësia e punës përgatitore dhe masat e marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Institucionet Rajonale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik përfshirë këtu: masat anti COVID-19, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e zhurmave, ruajtjen e rendit dhe sigurisë me vëmendje të shtuar në plazhe, kryerjen e shërbimit shëndetësor, furnizimin me ujë të pijshëm, energji elektrike, mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin etj”, informoi Jahollari.
Jahollari kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe atij qendror në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv për turistët. z.tosku. /a.a/