ATSH/ – Tejkalimi sa më i shpejtë dhe i lehtë i pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik i rëndëishëm për Shqipërinë dhe Kosovën.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  priti sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ata zhvilluan një bisedë të hapur rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ata u ndalën veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.

“Në bisedën e hapur ndamë mendime rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik”, u shpreh Meta pas takimit.

“I përcolla përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e mi të Gjilanit”, tha Meta.

/gj.mima/ /a.g/