Garda Kombëtare e SH.B.A.-së është vendosur në Mineapolis pas përleshjeve të dhunshme pas vdekjes së një personi me ngjyrë nga policia.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq të hënën, ndërkohë që disa video tregojnë se atij i është vënë gjuri në qafë nga polici duke i marrë frymën.

Protestat në këtë qytet po vazhdojnë tashmë prej 3 ditësh dhe janë kthyer të dhunshme duke djegur edhe disa automjete e ndërtesa.

Një stacion policie është djegur i gjithi nga demonstruesit dhe oficerët e kanë braktisur ndërtesën.

Ky ishte rajoni i 3-të i Departamentit të Policisë së Minneapolis, ku oficerët e përfshirë në vrasjen e George Floyd besohet të kenë punuar.

Të mërkurën, policia gjuajti me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve ndërsa bizneset në qytet janë plaçkitur.

Po ashtu, ka pasur edhe protesta në Chikago, Los Angeles dhe Memfis.

Në një postim në Twitter Donald Trump ka  paralajmëruar: “Nëse nisin grabijet duhet të nisim të qëllojmë”

Vrasja e 46-vjeçarit shtoi zemërimit për vrasjet e policisë së amerikanëve me ngjyrë, përfshirë rastin e fundit të Breonna Taylor në Kentucky..

/Ora News.tv/