400 kaska mbrojtëse dhe 200 maska i janë dhuruar Bashkisë së Elbasanit nga Bashkimi Europian në sajë të projektit IPA, i cili është përshtatur nga Organizatat Joqeveritare, për të përballuar situatën e shkaktuar nga Covid 19. Këto materiale mbrojtëse do të shkojnë për Policinë Bashkiake dhe punonjësit e tjerë të sporteleve dhe të terrenit, të cilët kanë çdo ditë me kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Përfaqësuesi i Universitetit Mesdhetar, z.Anastas Angjeli foli më konkretisht rreth kësaj ndihme.
Anastas Angjeli “Kemi sjellë në Elbasan disa materiale mbrojtëse për policinë bashkiake në mënyrë që të jetë e sigurtë dhe e mbrojtur në ushtrimin e detyrës. Këto materiale vijnë si ndihmë e Bashkimit Europian, përmes projektit IPA. Universiteti Mesdhetar është i angazhuar, jo vetëm me shpërndarjen e tyre, por edhe me trajnimet mbrojtëse”)))))))) Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla pasi vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian në këtë situatë të vështirë, bëri apel për kujdes dhe mosneglizhim të masave mbrojtëse”
Taulant Balla Kryetar Grupi, PS “Bashkimi Europian i ka qëndruar pranë Ballkanit Perëndimor në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga Covid 19. Me masat e shtuara mbrojtëse po pajisen sidomos punonjësit që gjatë gjithë kohës janë në kontakt me komunitetin, duke nisur nga mjekët e më pas me punonjësit e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake etj. Sa më të sigurtë të jenë punonjësit që janë në vijën e parë të frontit aq më të sigurtë janë qytetarët, ndaj dhe ky projekt merr vlerë të veçantë. Punonjësit e Policisë Bashkiake së bashku me Policinë e Shtetit duhet të vazhdojnë të kryejnë detyrën për respektimin e rregullave ndërsa mbrojtja e tyre është thelbësore, për të mbrojtur ata vetë, por edhe të mos bëhen përçues të virusit. Përsa i përket mbështetjes së Bashkimit Europian, Samiti i Zagrebit ishte shprehja më e qartë e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor dhe sidomos Shqipërisë. Gjatë kësaj jave kishim mik dhe ambasadorin Soreca, edhe ai me një projekt të vëmendjes dhe mbështetjes. Një apel kam për qytetarët shqiptarë: Edhe pse kemi kaluar pjesën më të madhe të luftës, çdo lloj pakujdesie apo humbje e gatishmërisë mund të na kushtojë shumë.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit se puna në terren në ndihmë të qytetarëve do të vijojë ndërsa masat mbrojtëse për punonjësit e vijës së parë janë të domosdoshme:
Gledian Llatja Kryetar i Bashkisë Elbasan :“Punonjësit e Policisë Bashkiake në Elbasan kanë qenë në front të parë që në fillim të pandemisë në mënyrë që të mos kishim përhapje në masë të virusit. Këto masa të shtuara mbrojtëse janë të domosdoshme, jo vetëm për punonjësit e Policisë Bashkiake, por dhe punonjësit e sporteleve të cilët do t’i rikthehen shërbimit të plotë.”
Elbasaninews.tv