MOSKË, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të diskutojnë për kontrollin e armëve në Vjenë më 22 qershor, njoftoi Rusia, disa muaj para përfundimit të një marrëveshjeje të rëndësishme për armët bërthamore.
Marrëveshja “New Start”, që do të përfundojë në shkurt, aktualisht është marrëveshja e fundit e kontrollit të armëve bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë.
“New Start” kufizon numrin e raketave bërthamore në 800 dhe bombave bërthamore operative në 1 550.
“Takimi është konfirmuar më 22 qershor në Vjenë”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov.
SHBA është shprehur më parë se Kina mund të marrë pjesë në bisedime.
Riabkov tha se Rusia nuk ishte në dijeni nëse do të marrë pjesë delegacioni kinez.
ATSH