SHKUP, 9 qershor /ATSH-MIA/ – Qeveria duhet të miratojë masa të reja për parandalimin e shpejtë dhe me efikasitet të përhapjes së koronavirusit në vend, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Në vend regjistrohet ende numër i lartë rastesh të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 702 testimet e kryera janë regjistruar 127 raste të reja, prej të cilëve tre kanë vdekur dhe shtatë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 3 152, 1 653 të shëruar, 1 343 raste aktive dhe 156 viktima.

Numri më i madh i të sëmurëve, 1 332 pacientë, janë diagnostikuar në Shkup, ndërsa numri i rasteve aktive është 720.

ATSH