Myftiu i Elbasanit z. Agim Duka ka shpërndarë për mediat një mesazh falenderues për donatorët me anë të të cilëve është bërë e mundur përgatitja e 250 kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe Besimtarë të qarkut të Elbasanit.
Në këtë mesazh dua shpreh mirënjohjen time personale dhe të Myftinisë Elbasan  për fushatën sensibilizuese për mbledhjen e Kurbaneve të këtij viti. Ne fenë tonë të bukur Islame rituali i Kurbanit vlerësohet veçanërsht.
Nën kujdesjen e imamëve të Myftinisë së Elbasanit dhe veçanërisht imam Bujar Lala, është bërë e mundur mbledhja e 250 kurbanëve nga disa donatrë të ndryshëm, si organizata, shoqata, biznese si dhe individe.
Gjithashtu në këtë mesazh gjej rastin të falenderoj këta donatorë për kontributin e tyre. Shpresojmë tek Krijuesi ynë që t’ua shpërblejë shumfish tek familjet e tyre. Jam i sigurtë se çdo besimtar mysliman, Brenda mundësive do t’a bëje edhe vetë kurbanin, por kontributi i përbashkët është një vlerë e përbashkët, sepse në mënyrë të organizuar ne e dërgojmë kurbanin tek personat dhe familjet që kanë më shumë nevojë.
Nga biznesmenët e Elbasanit, të cilët kanë kontribuar për Myftininë e Elbasanit, veçoj administratorin e FISH CITY z. Gjergj Luca, I cili dha një kontribut të rëndësishëm për suksesin e këtij projekti.  Ai ka dhuruar 100 kurbanë, të cilët do të shpërndahen për familjet në nevojë dhe jetimët.
Gjithashtu falenderoj çdo biznesmen dhe kontribues që ka dhuruar qoftë edhe një kurban.
Shpresojmë që dita e nesërme e Arafatit të na gjejë agjërueshëm  dhe të jemi të përgatitur për festën e madhe të kurban bajramit.