ATSH/- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ritheksuar rëndësinë e depolitizimit të administratës zgjedhore, duke sjell shembullin e hetimit të bërë nga SPAK (Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion), ku sipas tij, nxori zbuluar vjedhjen e votave sipas dosjes 339, ku LSI trefishoi votën dhe PD e dyfishoi atë.

Sipas Ballës, ky shembull i këtij hetimi është një fakt që duhet të na nxisë të ndërmarrin sa më shpejt depolitizimin e administratës zgjedhore.

Balla në fjalën e tij, gjatë seancës plenare, nënvizoi se ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen sot, i jep mundësi qytetarëve tashmë të kenë dy zgjedhje dhe jo një, dhe partinë dhe kandidatin.

Balla në nisje të fjalës drejtoi vëmendjen tek gjendja shëndetësore e deputetir Enver Roshi, i cili është infektuar nga COVID-19.  “Njëri prej kolegëve tonë të nderuar Enver Roshi sot është në një gjendje të vështirë shëndetësore në përballjen me COVID. Në emër të shumë kolegëve deputetë që më kanë shprehur shqetësimin dhe solidaritetin e tyre, që dora e Zotit dhe rastësia bënë që të jetë dhe kryetari komisionit të shëndetësi, që është në një gjendje të vështirë në përballje me sëmundjen, i uroj shërim të plotë, ashtu siç i uroj shërim të plotë atyre që po përballen me këtë virus të padukshëm. I bëj thirrje çdo qytetari, çdo deputeti të respektojë rregullat dhe masat. Është keqardhje që një deputet që ka kaluar këtë situatë të vështirë nuk respekton rregullat. Duhet të respektohen kudo, Kuvendi shembulli parë i kësaj”,- tha Balla.

Më tej Balla shtoi se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë rikthyer në Kuvend. “Mua më vjen mirë që PD dhe LSI janë rikthyer në Kuvend, me fillimin e sesionit të ri parlamentarë, do ju lutesha deputetëve të PD dhe LSI, që u bashkuat mbrëmë gjatë natës, se tashmë duhet të formësoni grupet tuaja parlamentare dhe mund të merrni këshilltar të grupit z. Bardhi apo z. Vasili. Ky është një hap pozitiv, drejt një gjithëpërfshirje në Kuvendin e Shqipërisë dhe të partive që përmenda më lart. Në sesionin e ardhshëm parlamentar mund të nisni punën tuaj”,- tha Balla.

“Tjetra, që dua të theksojë ka të bëjë me një hetim që po kryen SPAK, mbi një dosje të rëndësishme që është përmendur nga kryetarët e opozitës sa herë janë të interesuar, dosja “339” dhe dosja “184”, që kanë nxjerr nga goja xhevahire nga goja kur kanë folur për këto dosje, por që SPAK i nxori zbuluar pasi sipas hetimeve që ka bërë SPAK, rezulton se  komisionerët e LSI kanë trefishuar rezultatin, ndërsa të PD kanë dyfishuar rezultatin, kjo është shprehje kuptimplotë, që sa kohë partitë politike u jepet e drejta për të numëruar votat e popullit, ajo është abuzuar”,- tha Balla.

“Ne kemi votuar marrëveshjen 5 qershorit, jo se kemi qenë dakord me atë, pasi ajo marrëveshje nuk adreson shqetësimet e OSBE, por e kemi votuar me bindjen se duhet t’i krijojmë edhe atyre që janë jashtë parlamentit, të gjitha mundësinë për t’u përfshirë në procesin e ardhshëm zgjedhor dhe kjo duke i hequr të gjitha alibitë. Edhe atë që lidhen dhe do ngrihen që sot, pra që u prish konsensusi i 5 qershorit, por që nuk ekzistojnë, pasi bllofi se gjoja ato (PD e LSI), janë pro listave të hapura, por jo çështje të koalicioneve, që Kuvendi i Shqipërisë të mos votojë sot procedurën e nisur sipas frymës së kushtetutës, padyshim që nuk i vlejti aspak. Prandaj unë përfitoj nga rasti të shpreh konsideratën më të lartë për angazhimin e ambasadës së SHBA në Tiranë dhe asaj të BE në Tiranë, që solli bashkë të gjitha palët për të kontribuar në një dokument që u votua pikë më pikë, presje më presje, por që nuk zgjidhi problemin akut në Shqipëri, depolitizimin e zgjedhjeve dhe në këtë kontekst çdo hetim, dhe hetimi 339 po tregon qartë që ata që qahen për zgjedhjet, janë ata që kanë shpikur të gjitha formulat, madje dhe deputetja Dhimtri është shprehja më kuptimplotë që funksionon sot në PD. Merrni votimet brenda PD, Basha nuk votohet dot në PD nëse ka votim të ndershëm, në 2013 e mbani mend fare mirë që s’kishte fare votim, kur ishte përballë të ndjerit Olldashi”,- tha Balla.

“Mediet po hapin petët e byrekut të Shkëlzen Berishës, është e njëjta skemë. Një magjistar që brenda një kohe të shkurtër arrijnë të pasurohet me një profesion të çuditshëm, sekser, ndërmjetës. Çdo lloj hetimi i bënë nder “339” dhe “184” gjithçka tjetër që duhet hetuar, pasuritë e Shkëlzen Berishës, patjetër duhet hetuar. Shqiptarët thonë po hë? Po kur? Duhet pak kohë”,- tha Balla.

“Meqenëse kam dhe pak minuta kohë, dua t’i them shumë qartë PD-së, amendamentet që miratohen sot në Kuvendin e Shqipërisë janë çelësa që mundësojnë gjithçka që ju pretendoni se doni. Amendamentet kanë dhe 100% brenda. Kur thua jo më pak se 2/3 patjetër që ke dhe 3/3 brenda, pra 100%, pra kjo nuk është 7*7=49, që është fiks, por për Lulin 7*7=42. U mundua dhe mbrëmë për të krijuar grupin parlamentar, por pranimi i listave të hapura sipas formulës së propozuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë është zgjidhja e duhur për t’i dhënë shqiptarëve dy mundësi, sot kanë pasur një mundësi, prej sot kanë mundësi të zgjedhin edhe individin, jo vetëm partinë. Dhe një parti që është me simbolin me dy gishta, sot ka dhe kërkon vetëm një alternativë. Rrini të qetë se koalicionet do i keni dhe  unë ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë, që qytetarët t’i japin hakun, padyshim jo në opozitë në 2021, pasi mesa kam parë dhe sa shoh, me mundësitë e reja dhe ofertat e reja që vinë nga opozita parlamentare, ne do jemi përsëri në qeverisje ju siç jeni sot do jeni me atë grupin që u krijua mbrëmë”,- tha Balla.