/ATSH – I. Vata/ -Në drejtimin e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, u zhvillua mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u vijua me shqyrtimin e nismës së opozitës për ndryshime në Kushtetutë.

Nisma për ndryshimet kushtetuese e depozituar nga 28 deputetë të opozitës parlamentare konsiston në 3 aspekte: ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga një sistem proporcional me zona zgjedhore shumëemërore në një sistem zgjedhor proporcional me konkurim rajonal; ndryshimin e pragut zgjedhor, një parti hyn në parlament kur ka fituar 5% të votave të vlefshme në nivel vendi; si dhe listat e hapura të deputetëve ose moslejimi i kualicioneve parazgjedhor.

Në mbledhjen e sotme u zhvillua seancë dëgjimore me përfaqësues të botës akademike, ku morën pjesë edhe 4 ekspertët konstitucionalistë.

Në nisje të mbledhjes, Hysi parashtroi se qëllimi i kësaj séance dëgjimore është marrja e sygjerimeve, ideve dhe komenteve të përfaqësuesve të botës akademike lidhur me nismën për ndryshime kushtetuese, të depozituar nga opozita parlamentare.

Përfaqësues të botës akademike dhanë idetë, komentet dhe sygjerimet e tyre konkrete lidhur me nismën për ndryshime kushtetuese, por dhe iu përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga deputetët gjatë seancës dëgjimore. Në mbyllje të mbledhjes  Hysi u bëri thirrje të gjithë pedagogëve të fushës që nëse kanë ide, sygjerime apo informacione rreth nismës janë të ftuar t’i paraqesin opinionet e tyre me shkrim. /j.p/