ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në datën 29 qershor do të paraqitet projekti më i rëndësishëm brenda gjithë programit të madh të transformimit, ai i korridorit blu Adriatiko-Jonian.
Rama tha se “ky projekt ka një volum investimi që nga pikëpamja e injektimit direkt në ekonomi tejkalon volumin e investimit total”.
Rama e cilësoi këtë projekt të ri, si xhevahirin më të madh të kurorës së gjithë projekteve të njëpasnjëshme që do të fillojnë të investohen.
“Korridori Adriatiko-Jonian nga Miloti në Fier, do kalojë përmes Thumanës dhe Rrogozhinës dhe më pas duke u lidhur me Shëngjinin, Velipojën, për të kaluar nga ana më panoramike e bregdetin drejt Malit të Zi”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “me këtë aks kryhet kapërcim epokal për Shqipërinë turistike dhe ekonominë e këtyre territoreve”. /a.g/