Policia Rrugore në kuadër të planit operacional “Zbatojmë rregullat, shpëtojmë jetë” ka arrestuar shtatë persona, ka ndëshkuar me gjoba 2084 persona, kanë pezulluar 45 lejedrejtimi dhe u ndaluan administrativisht 6 mjete rrugore.
Policia njofton se ky plan masash është ndërmarrë pas rëndimit të situatës në rrugët e vendit, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën edhe disa qytetarë.
Ky plan masash është përqendruar te shpejtësia e lëvizjes së mjeteve rrugore, pozicionimi në karrexhatë, përdorimi i telefonave gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, përdorimi i kaskës mbrojtëse, gjendja teknike e mjeteve, përdorimi i pijeve alkoolike dhe zbatimi i rregullave nga këmbësorët.
Top Channel