TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Një pjesë e administratës së Bashkisë së Durrësit janë futur në karantinë, pasi punonjës të saj rezultuan pozitiv me COVID-19.

Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Durrësit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për mungesën e disa shërbimeve.

“Si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19, një pjesë e administratës së bashkisë është në karantinë. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për mungesën e shërbimit nga disa sektorë të bashkisë gjatë kësaj periudhe të karantinës”, njoftoi Bashkia.

Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit në Durrës janë shënuar 5 raste të reja duke arritur në 25 të prekur nga COVID-19.

ATSH