/ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutteres bëri thirrje për solidaritet global me Afrikën, duke paralajmëruar se pandemia e koronavirusit kërcënon përparimin e kontinentit.

“Kjo do të përkeqësojë pabarazitë dhe do të rrisë urinë, kequshqyerjen dhe prekshmërinë ndaj sëmundjeve”, tha Guterres në një mesazh video.

“Kërkesa për lëndë të parë dhe turizëm, në Afrikë po bie. Hapja e zonave tregtare është refuzuar dhe miliona persona mund të futen në varfëri ekstreme”, tha ai.

Guterres bëri thirrje për veprim ndërkombëtar për forcimin e sistemeve shëndetësore të Afrikës, mirëmbajtjen me furnizime ushqimore dhe shmangien e një krize financiare.

Ai tha se vendet afrikane duhet të kenë qasje të barabartë për çdo vaksinë dhe trajtim dhe se ato duhet të ndalojnë konfliktet dhe të përballen me ekstremizmin e dhunshëm.

Guterres tha se Afrika duhet të marrë 200 miliardë dollarë nga bashkësia ndërkombëtare, si pjesë e kërkesës së saj për një paketë globale përgjigjeje prej të paktën 10% të PBB-së botërore./ /os/ a.jor.