TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Bashkitë e qarkut Gjirokastër vijojnë me shpërndarjen e ndihmave dhe ofrimin e asistencës për shtresat në nevojë, ku janë mbështetur me produkte ushqimore 90 familje.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, tha për ATSH-në se “konkretisht dje u shpëndanë ndihma ushimore në 69 familje, produkte mjekësore në 15 familje dhe shërbime të tjera në 6 familje”.

“Struktura e Drejtorisё Vendore tё Policisё vijojnё me zbatimin e masave tё pёrcaktuara nga autoritetet shëndetësore duke vazhduar punёn me kryerjen e kontrolleve në 48 subjekte të ndryshme. Ndërsa grupet e taskforcёs sё masave lehtёsuese tё ngritur nё pёrbёrje tё institucioneve ISHSH, AKU, Tatimet dhe Policia e Qarkut, kanё dalё nё terren për zbatueshmërinë e protokollit antiCovid-19”, – tha Aliaj.

Prefekti u shpreh se “nga ana e njësisë vendore të kujdesit dhëndetësor Gjirokastёr vijon monitorimi i situatёs sё COVID-19 dhe kontakti i pёrditshёm me çdo mjek e qendra shёndetёsore pёr punёn e kryer mbi parandalimin e pёrhapjes sё kёtij virusi”.

Pёr çdo person me shenja klinike me risk apo tё dyshuar me COVID-19 referuar nga mjeku i familjes apo Urgjenca Kombёtare bёhet marrja e mostrёs.

Vazhdon kontrolli i ujit tё pijshёm dhe nga analizat e kryera rezulton se vlerat e klorit janё nё normё dhe pa ndotje bakterologjike.

ATSH