ATSH – I. Vata/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar sot punën për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës për t’i hapur rrugë rindërtimit.

Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit duke vendosur perimetrin e sigurisë si dhe duke normalizuar trafikun ndërkohë që kolegët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor shembën  godinën e Ambulancës e cila ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Prishja e saj i hap rrugën ndërtimit të një godine të re me standarde të larta”, njoftoi bashkia e Durrësit. /j.p/